Dy persona, vëllezër mes vete, kanë përfunduar dje nën prangat e policisë në Graçanicë.
Ata po dyshohen për veprën penale “dhunë në familje”.
Të njëjtit, sipas raportit të policisë janë rrahur mes vete.
Si pasojë e përleshjes fizike të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.