Një femër është identifikuar nga Policia e Kosovës, e cila kishte vjedhur në një shtëpi në Prizren 30.000 euro.
Sipas një njoftimi, thuhet se më datë 13 Shtator 2022, në stacionin policor Prizren është raportuar për një vjedhje të rëndë.
Siç bëhet e ditur në raport, viktima e rastit që gjendet me banim të përkohshëm jashtë shtetit, ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur 30,000 euro nga shtëpia e tij në Prizren.
“Pas një pune të mirë hetimore hetuesitë Stacionit Policor Prizren kanë arrit që të identifikojnë të dyshimtën dhe t’i gjejnë 14,000 (katërmbëdhjetë mijë ) euro fillimisht”, thuhet në njoftim.
Tutje sipas njoftimi, policët hetues kanë vazhduar hetimet në ditët në vazhdim dhe me datë 22.09.2022 kanë arrit që t’i gjejnë edhe 9.400 euro.Reklama
Ndryshe, pas intervistimit të dyshimtës, me urdhër të prokurorit rasti shkon me procedurë të rregullt.
v>