Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ka bërë bashkë ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati me krerët e Përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës e Kulturës.
Temë në këtë takim është greva e përgjithshme në arsim, shkruan arbresh.info.
Me të marrë fjalën e saj, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se kërkesa prej 100 euro e SBASHK-ut është e pa mundur të realizohet aktualisht.
Ajo ka thënë se kërkesa e saj e vetme si ministre e Arsimit ka qenë që të diskutohet për zgjidhjen e problemeve pa greva.
“Kërkesa ime e vetme dhe lutja ime për SBASHK-un ka qenë që të mos e mohojmë të drejtën e fëmijëve për arsim”, tha Nagavci.
Ndryshe, janë bërë gati një muaj që ka filluar greva në arsim dhe nuk po dihet se kur ajo do të përfundojë. Megjithëse ka pasur disa takime, dy palët nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për të gjetur një zgjidhje.