Mjekiqi: Politika e jashtme pasive, regresi në favor të Serbisë

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shqipe Mjekiqi, ka kritikuar Qeverinë për pasivitet në politikën e jashtme.

Mjekiqi në një konferencë për medie ka thënë se përveç që s’ka njohje dhe anëtarësim në organizata të huaja, shqetësuese është edhe mungesa e informacionit,

“Ajo çfarë e karakterizon politikën e jashtme është pasiviteti qysh nga fillimi i mandatit të kësaj Qeverie e deri më sot. Kam dëgjuare që MPJ-ja ka bërë një strategji por ajo që po e shohim është që edhe në rastet kur ka aplikime për anëtarësim në organizata të huaja, po shohim që nuk ka koordinim të mirëfilltë”.

Ajo ka folur edhe për rregulloren për organizimin e brendshëm e cila sipas saj, është në disharmoni me ligjin për Shërbimin e jashtëm.

Ajo shtoi se regresi në politikën e jashtme i bënë favor Serbisë, raporton EO.

“Me këtë rregullore ministria ka shuar drejtorinë e përgjithshme dhe të gjitha kompetencat i ka lënë te sekretari. Veprimet e ministrisë së Punëve të Jashtme përveç që janë të kundërligjshme kanë edhe obligime financiare”.

“LDK është në favor të shërbimit të jashtëm dhe jo regresit. Me veprimet e saj MPJ-ja jo vetëm që nuk e ka përfillur ligjin por as planin e qeverisë së vet. Regresi në politikën e jashtme i bënë favor Serbisë”.