Ka shkuar në 36 numri i viktimave në protestat në iran të nisura nnga vdekja e 22-vjecares Mahsa Amina, që u arrestua nga e ashtëquajtura policia e moralit pasi nuk e kishte vënë hixhabin e saj siç duhej sipas tyre.
Pamjet e publikuara tregojnë protestuesit duke djegur imazhet e liderit suprem Ali Khamenei dhe komandantit të ndjerë të Gardës Revolucionare Qassem Soleimani. Teksa edhe gratë dhe vajzat kanë djegur shamitë e tyre mbuluese në shenjë revolte.
Si kundërpërgjigje, forcat e sigurisë kanë qëlluar pa dallim me armë, dhe kanë përdorur gaz lotsjellës tha Amnesty International dhe grupe të tjera të të drejtave të njeriut.
Demonstruesit kanë hedhur gurë ndaj tyre, u kanë vënë zjarrin makinave të policisë dhe kanë brohoritur parulla anti-qeveritare.
Për vdekjen e Amini, ka reaguar edhe presidenti ebraim raisi , i cili tha se përgjegjësia tani është në duart e gjyqësorit.
“Nëse vdekja e saj ishte për shkak të neglizhencës së mjekëve, patjetër do të hetohet dhe unë premtoj se do ta ndjek këtë çështje”, tha ai, por protestuesit nuk e besojnë aspak versionin e tij dhe të autoriteteve.