Sarah Berisha flet për raportin me Einxhel Shkirën!

Prej disa kohësh Kryefjala.com shkroi për raportin e ftohtë apo të krisur mes Sarah Berishës dhe Einxhel Shkirës.

Ndonse nuk dihej nëse vajzat ishin zënë, pavarësisht se PM dhe Dagz janë miq të ngushtë.E pyetur në “Goca dhe Gra” për raportin mes tyre, Sarah ka treguar: “Më pengon pak që bëhet ky krahasimi mes çifteve.

Siç është PM dhe Dagz, ata kanë dhe shokë të tjerë që janë me të dashurat e tyre.

Ata janë kolegë dhe shumë shumë shokë të mirë. Mes nesh nuk ka krisje. Prandaj më bezdis ky fakti, që çfarë duhet të bëjë një çift duhet ta bëjë një tjetër.

Ose pjesa e shtatzënisë.

Jam e sigurt dhe Einxhel bezdiset nga këto gjëra.

Me Einxhel nuk jam zënë, dhe nuk do zihem, kështu që njerëz flini të qetë.

Është marrëdhënie shumë normale. Nuk bëhem siç ishim brenda shtëpisë, por kur u prishën shoqëri më të mëdha në Big Brother!”