Kurti: Viktima nga greva janë vetëm nxënësit e mësimdhënësit, ka kalu koha kur dikush bëhet kryeministër me vllazni

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar sot në Kuvend në lidhje me vazhdimin e grevës në arsim.
Ai theksoi se më 1 shtator në mbrëmje bashkë me ministrin e Financave e kanë takuar kryetarin e BSPK-së, dhe këshilltarin e tij dhe aty iu kanë ofruar që pakon për përballje me inflacion ta paralajmërojnë bashkë.

“Unë jam interesuar që si socialdemokrat t’i forcojë sindikatat, e kam ofruar BSPK-së që paralajmërimin e pakos ta bëjmë bashkë.Dhe nuk kanë pranuar, ndonëse ajo pako është shumë e favorshme jo vetëm për sindikatën, por për gjithë popullin por isha i interesuar ta forcojë sindikatën dhe e kam takuar e i kam bërë ofertën që s’është pranuar.Më 3 shtator në konferencë për media e bëjmë këtë pa kreun e BSPK-së, pra pakon e 150 milionë eurove, kur i shtohet pakos së ringjalljes ekonomike rreth 200 milionë euro nga pranvera e tejkalon atë 300 milionëshin e vitit të kaluar.Vjet kemi qenë rreth 4% të produktit vendosur si mbështetje, sivjet jemi me 5%. Pra ka ekzistuar oferta për BSPK-në. Ma gjeni ndonjë qeveri që ndanë një sukses të tillë me sindikatat paraprakisht. Jemi refuzuar. Më pastaj ne takohemi me datën 13 shtator me Këshillin Grevist”,tha Kurti.

Ai theksoi se ka kërkuar që të takojë kreun e BSPK-së me dashamirësi dhe ministrja e Arsimit është ajo që takon kreun e SBASHK-ut e kështu jemi dakorduar që në fillim, sepse kështu komunikojnë institucionet, pra jo njerëzit privat sepse ashtu bëhet shtetndërtimi demokratik.

“Jam për ta ndarë publiken prej privates, nuk jam për ta zhdukur linjën dalluese, prandaj në institucione jemi zyrtarë.Dhe me datë 13 shtator kam pas dy ministrat me vete, e kemi takuar Këshillin Grevist, në këtë takim ne përveç pakos së përballjes me inflacion ofruam tri gjëra shtesë: E para që publikisht të dalim të paralajmërojmë që më 15 shtator del për diskutim publik projektligji i ri për pagat, e as kjo nuk u pranua.E dyta thamë 10 milionë shtesë për barërat esenciale dhe natyrisht që atmosfera në takim ishte e mirë, rezultat i sindikatave. E treta ishte reforma e skemës sociale dhe pensionale, meqë rast kategorizimin dratik me pragun prej 15 vjetëve po e bëjmë të diferencohet dhe po e zvogëlojmë me krejt çfarë mundemi e dimë, për pabarazinë që është bërë.Ne insistuam që të kalohet paraprakisht këtu në Kuvend, miratimi i reformës që bëhet me mbështetjen e Bankës Botërore.Në atë takim s’kanë mundur të na refuzojnë sepse dilnin absurd, por çfarë na thanë: Po e konsultojmë anëtarësinë. E s’kam dashur të flasë fare për media derisa të kthehen në takim. Po të thonin në takim i refuzojmë do të dilnin absurd. Pasi që dalin nga takimi jonë, dalin para mediave dhe thonë se greva vazhdon”,shtoi Kurti.