SHSKUK-ja publikon listën e kompanive që kanë vonuar furnizimin me barna

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka publikuar listën e kompanive farmaceutike të cilat ka thënë se kanë bërë vonesa në furnizim me barna dhe material shpenzues.

Sipas njoftimit, të gjitha këto kompani janë gjobitur për vonesat.

Është bërë publike edhe lista me produktet që janë në mungesë, e për të cilat SHSKUK-ja ka thënë se ka pasur procedura të hapura të prokurimit, por s’ka pasur ofertues.