Prindërit protestojnë nesër para Qeverisë dhe SBASHK-ut për hapjen e çerdheve

Disa prindër nga Prishtina kanë thirrur protestë për nesër, për të kundërshtuar grevën, e cila ka lënë të mbyllur tash e tri javë çerdhet publike.

Protesta është organizuar nga Këshilli i Prindërve të kopshtit “Gëzimi Ynë” në Prishtinë dhe do të mbahet nesër para Qeverisë dhe zyrave të SBASHK-ut, raporton Zeri.info.

“Ju njoftojmë se Këshilli i Prindërve të kopshtit ‘Gëzimi Ynë’ organizon protestë për të shprehur pakënaqësitë e prindërve me mbylljen e kopshteve”, thuhet në njoftim. 

Image