Përparim Rama nuk i beson qeverisë, përgatitet për dimër me 300 mijë euro për gjenerator

Komuna e Prishtinës e cila udhëhiqet nga Përparim Rama e ka kuptuar se në këtë dimër do të ketë reduktime të rrymës, prandaj ka vendosur që një shumë të madhe të parave t’i shpenzojë në blerjen e gjeneratorëve

Shumica e institucioneve komunale janë të pajisura me gjenerator, por në disa prej institucioneve arsimore ka munguar, e disa janë prishur. Fiks 300 mijë euro është shuma e parave që KP-ja ka paraparë të blejë gjeneratorë, nëpërmjet procedurave tenderuese.

“Furnizimi dhe montimi i gjeneratorëve për institucionet edukativo-arsimore dhe nevojat tjera komunale”. Kështu quhet thirra e komunës, të cilën pret ta finalizojë gjatë muajit tetor.

19 gjenerator do të blihen me fuqi të motorit minimumi 26 kW.

11 me fuqi të motorit 64.90 kW me kapacitet të rezervarit deri në 210 L

4 me fuqi të motorit 64.90 kW me kapacitet të rezervarit deri në 200 L.

2 me fuqi të motorit 240 kë, 300 kWA.

40 copë bateri -akumulator 100 ampera.

20 bateri -akumulator 200 ampera.

Pra janë gjithsej 36 agregatë që punojnë më naftë. Blerësi do të bëjë montimin e tyre.

Para rreth një muaji gjeneratori kryesor i objektit të Komunës së Prishtinës ishte përfshirë nga flaka, derisa zyrtarët komunal nuk kishin sqaruar shkaqet.