Kryeprokurori i Prokrurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, tha se aksioni “Brezovica 6” nuk ka përfunduar ende, teksa konfirmon se ka persona të cilët janë shoqëruar në polici.
Kryeprokurori Jashari tha se pas përfundimit të aksionit prokuroria do të dal me një komunikatë për media.
ende s’ka përfunduar. Ka persona të shoqëruar në polici. Kryesisht dyshohen për marrje dhe dhënie ryshfeti, keqpërdorime etj”, tha Jashari të mërkurën.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Prokurorinë e Ferizajt.
Zyrtarët policorë kanë kryer bastisje në lagjen “Velania” të Prishtinës si dhe në rreth 10 lokacione të tjera.