Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, po i nxitë deputetët e tij, kundër mësimdhënësve.
Kështu ka thënë Gjoshi përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se Dimal Basha, po tregon që kurrë nuk largohet inati prej arsimtarit që ta qet 1-sh.
“Albin Kurti është përgjegjësi kryesor. Ai po i nxitë deputetët e tij, si Dimal Basha, kundër mësimdhënësve. Dimali veç po na tregon se është e vërtetë që kurrë nuk të largohet inati prej arsimtarit që ta qet 1-sh”, ka thënë Gjoshi.
Përndryshe, sot gjatë ditës në Komisionin për Arsim, është diskutuar për grevën në arsim, diskutim në të cilin ka marrë pjesë edhe SBASHK-u.
Gjatë diskutimit, ka pasur përplasje të ashpra mes SBASHK-ut dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ku ka qenë pikërisht Dimal Bashës, i cili është treguar arrogant ndaj kryetarit të SBASHK-ut duke ngritur edhe zërin ndaj këtij të fundit.