Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur i kënaqur që Kosova është nikoqire e Samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor. Ai deklaroi se digjitalizimi është prioritet i Qeverisë së Kosovës.
“Ne do t’i lehtësojmë këto duke fuqizuar administratën publike dhe duke e përmirësuar sistemimin edukativ dhe ngritur efiçiencen e shërbimeve shëndetësore dhe atyre të drejtësisë duke e digjitalizuar qeverinë por edhe bizneset dhe kjo ka për qëllim ngritjen e produktivitetit dhe nivelit më të mirë të jetesës shoqërore”, u shpreh Kurti.
Në Samitin Digjital për Ballkanin Perëndimor Kurti përmendi edhe sulmet kibernetike me të cilat është përballur Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Bosnja e Hercegovina, tha se të gjitha shtetet i kanë telashet
“Ky samit i jep mundësinë të gjitha shteteve të rajonit që të zhvillohen në sistemin e një hapësire digjitale, pra, digjitalizimi e ka bërë komunikimin e njerëzve në këtë rajon më të lehtë e më të shpejtë”., deklaroi Albin Kurti.