Komisioni për Arsim ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje të pranishëm ishin përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në Kosovë.
Ndër të tjerash, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka paraqitur edhe njëherë kërkesat e mësimdhënësve, që janë nga 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të Pagave.
Ai madje tha se fajtori kryesor për vazhdimin dhe jo ndalimin e grevës është kryeministri i vendit, Albin Kurti.
E në këtë mbledhje përplasje të ashpra pati ndërmjet Jasharajt dhe anëtarëve të Komisionit.
Por ishte pikërisht anëtari i komisionit nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati që foli për përfitimet e deputetëve.
“Këta i përfaqësojnë kërkesat e anëtarësisë së vetë të cilët ndoshta marrin deri në 300 e diçka euro rrogë, kurse qeta krejt çka po i shihni qetu i marrin nga 160 euro vetëm sot për pallavra çka folen këtu”, tha Kastrati.
“Këtu mungon edhe debati, këtu secili shet moral.