Uk Lushi përkrahë masat ekonomike të propozuara nga kryetari i PDK-së

Ish-luftëtari i batalionit “Atlantiku” të UÇK-së, njëkohësisht përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, Uk Lushi i ka përkrahur sot haptas 5 propozimet e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi për përballje me krizën ekonomike.

Në një postim në Facebook, Lushi ka thënë votuesit do të ndërrojnë mendim, kur ta kuptojnë se kush është populist, duke aluduar në kryeministrin Albin Kurti.

“Pajtohem me 4 propozimet e para të PDK-së. Investimet në pensione nuk duhet të preken sepse kostoja është më e madhe se sa të merret hua. PDK e ka më mirë me këto propozime se sa VV që shpërndan paratë e taksapaguesve si vitra. Kësi idesh dhe prezantimesh duhen nga opozita. Votuesit do të lëvizin kur e shohin kush din e kush është veç populist”, ka shkruar Lushi