Ndalohet qarkullimi i automjeteve në magjistralen Prishtinë-Gjilan, shkak manifestimi fetar në Graçanicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të një manifestimi (fetar), në Graçanicë, në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve duke filluar nga ora 09:30 deri në përfundim të manifestimit i cili është paraparë të zgjasë 45 minuta.

Ndalimi i qarkullimit do të bëhet me vendim të Komunës, për krijimin e hapsirës për mbarvajtje të manifestimit.

“Duke pasur parasysh se magjistralja në fjalë shfrytëzohet nga një numër i madh automjetesh si dhe për faktin se paraqet arterien kryesore të lidhjes ndërqytetëse në mes kryeqytetit dhe qyteteve dhe fshatrave që përshkohen nga kjo rrugë, kërkojmë nga të gjithë shfrytëzuesit e kësaj magjistraleje që të shfrytëzojnë rrugët alternative brenda kohës së kufizimeve, ashtu që të tejkalohen vështirësitë dhe të ketë rrjedhë normale të zhvillimit të komunikacionit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Dhimbja e kyçeve kaloi krejtesisht në 14 ditë! Mjekët e fshehin

In The Liberated Trostyanets, People Need Emergency Medical Care!
UA Patriots