Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të gjejë zgjidhje për grevën në arsim.
Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku tha se Qeveria është përgjegjëse për situatën pasiqë nuk ka dialoguar në mënyrën e duhur.
Lushaku tha se “Qeveria duhet menjëherë të gjejë një zgjidhje me sindikatat dhe nxënësit t’i kthehen mësimit qysh të marten”.
“Kjo Qeveri po sjell situata të komplikuara, po e komplikon jetën e përditshme të qytetarëve. Është përgjegjëse kryesore, pasi ka mundësi të ofrojë zgjidhje, por i duhet gatishmëri për të dëgjuar mësimdhënësit e të ketë ndjeshmëri për krizën ekonomike në të cilën po kalojnë qytetarët. Kërkojmë nga Qeveria që menjëherë të gjejë zgjidhje e të bëjë të mundur fillimin e procesit mësimor. T’ua mundësojë nxënësve e mësuesëve të mbajnë mësim”, tha Lushaku.