Nera i bën urimin romantik Sabriut për ditëlindje

Këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu, sot feston ditëlindjen.Artisti i mbushi plotë 75 vite jetë.

Në këtë ditë të veçantë nuk mungoi urimi nga bashkëshortja e tij, Nera Fejzullahu.

“Ti që je gjysma ime më e mirë. Ti që mu gjende pranë në ditët më të vështira të jetës time. Ti që kurrë nuk më the e ke gabim, ti që pa ty nuk do kishte vlerë qenia ime. Gëzuar ditëlindjen zemra ime, faleminderit që ekziston,” kishte shkruar ajo krahas një imazhi me Sabriun.