Kurti i prezanton të arriturat e Kosovës para studentëve të Universitetit të Vjenës dhe Venedikut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur ligjërata sot në Prishtinë me studentët e Universitetit të Vjenës dhe Venedikut.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti prezantoi të arriturat e gjithmbarshme të Kosovës, sidomos progresin ekonomik dhe demokratik në vitin e fundit.

Pas prezantimit të shkurtër, Kurti bashkëbisedoi me studentët dhe profesorët e pranishëm, të cilët parashtruan pyetje dhe zgjeruan diskutimin mbi pikat e Programit të Qeverisë, që lidhen me ekonominë dhe investimet, drejtësinë dhe procesin e vetingut, si dhe edukimin dhe sistemin dual të arsimit.

Ndryshe, takimi ndërmjet Qeverisë dhe Bashkimit të Sindikatave të Kosovës i cili u mbajt me 13 shtator, përfundoi pa asnjë marrëveshje.

Kërkesa kryesore e sindikatave të këtyre punëtorëve drejtuar Qeverisë së Kosovës, është ndarja e nga 100 eurove për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.