Banka Botërore jep alarmin pasi bankat rritën normat e interesit

Rritja e normave të interesit nga bankat qendrore në botë, mund të nxisë recesion global më 2023, ka thënë Banka Botërore.

Bankat qendrore kanë rritur normat e interesit “duke vepruar sipas një sinkroni që nuk është parë në pesë dekadat e fundit”, për të luftuar rritjen e çmimeve, ka thënë ky institucion.

Recesioni përshkruhet si tkurrje e ciklit të bizneset, dhe për pasojë ka rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik.