Boksieri i njohur nga Juniku, Robin Krasniqi, sot (12 shtator) u bë baba për herë të parë.
Ai dhe gruaja e tij, modelja shqiptare, Marigona Krasniqi, mirëpritën një djalë.
Meyson, është emri që çifti i kanë vendosur djalit të tyre.
E boksieri para pak çastesh ka postuar storje në profilin e tij të ‘Instagramit’, ku është shprehur se është ndjenja më e bukur.
“Ndenja më e bukur”, ka shkruar Krasniqi.
Ndryshe, çifti u fejuan në fillim të këtij viti dhe kurorëzuan dashurinë me martesë në Gjermani.
Lindja e fëmijës po ashtu duket të jetë realizuar në Gjermani, ku Krasniqi jeton dhe vepron prej shumë vitesh.