Miley Cyrus përfundon në gjykatë

Këngëtarja e njohur amerikane , Miley Cyrus është paditur për shkelje të të drejtave të autorit.

26-vjeçarja ka postuar në Instagramin e saj , një foto të shkrepur nga një fotograf në Neë york, Robert Barbara , në vitin 2020.

Fotoja tregon 29-vjeçaren teksa del nga një ndërtesë, duke përshëndetur me dorë fansat e saj.

Këngëtarja shfaqet e veshur me një palë xhinse Louis Vuitton dhe një gjysmë golfi të zi me viza të bardha  Miley e kompletoi pamjen e saj me një çantë të vogël dore, dhe një palë syze dielli.

Në një ankesë të depozituar së fundmi në gjykatën federale të Los Anxhelosit, fotografi Robert Barbara pretendon se artistja përfitoi financiarisht duke postuar fotot e tij me të drejtë autori duke dëmtuar kështu tregun potencial të tij.

“Fotografia u kopjua, u ruajt dhe u shfaq pa licencë ose leje, duke shkelur kështu të drejtat e autorit.” – thuhet në ankesë.

Kujtojmë se , Miley Cyrus nuk është e vetmja këngëtare e paditur nga fotografi,  Robert Barbara, rreth 3 muaj më parë , Barbara paditi këngëtaren me fame botërore Dua Lipa , pasi kjo e fundit gjithashtu ripostoi  në Instagram një foto të sajën të shkrepur nga fotografi,  pa autorizinin e tij.