Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kohët e fundit, Kosova po vazhdon të thellohet në krizë të rëndë ekonomike.
Në fjalën e tij në sesionin vjeshtor, tha se qytetarët po varfërohen.
“Këto kriza po lulëzojnë si pasojë e kësaj qeverie.Kriza e rëndë ekonomike po varfëron qytetarin.Ata që kanë pasur të ardhura mesatare mezi po ia dalin të jetojnë, e ata me të ardhura të vogla po rrëshqasin në varfëri”, tha ai.
Kritika pati edhe për rënien e investimeve kapitale, duke thënë se kjo drejtpërdrejt ka ndikuar në mirëqenien e qytetarit.
“Të largohet akciza për produktet e naftës, të lejohet tërheqja e 30 për qind të mjeteve nga Trusti e kështu më radhë”, tha ai.
Ai ka propozuar edhe disa masa për u lehtësuar qytetarëve përballimin me krizën e rëndë ekonomike:
Të lirohen nga TVSH të gjitha mallrat e konsumit
Të lirohet konsumi i energjisë elektrike nga TVSH-ja
Të rriten pagat aq sa është norma e inflacionit
Të lejohet tërheqja e 30% të mjeteve nga Trusti.