Ligji i ri për pagat, kaq parashihet të jetë koeficienti për Presidenten dhe Kryeministrin

Tanimë ka dal në konsultim publik Projekt-ligji për Pagat në sektorin publik si dhe Projekt-ligji për Zyrtarët Publik ku për tri javë nga sot, të gjithë do të kenë mundësinë të adresojnë çdo koment apo sugjerim lidhur me këto dy projekt-ligje apo pjesë të caktuara të tyre.

Në dokumentin e publikuar nga Zyra e Kryeministrit, koeficientin më të lartë e ka Presidenti i vendit, 18.

Vendin e dytë e zë Kryetari i Gjykatës Kushtetuese me koeficient 17.5, ndërsa pas tij vie Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit me koeficient të propozuar prej 17, raporton Reporteri.

Sa i përket ministrave, ata janë vlerësuar me koeficient 16.4.