Ardian Kastrati, deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, i cili përqeshi kryesindikalistin e arsimit, Rrahman Jasharin, duke e cituar t’i ketë thënë “ndihmom si vëllain” në takimin që pati të martën me të.
Kastrati, në seancën e Kuvendit, e cilësoi referimin si “vëlla” dhe “motër” si shprehje fisnike.
“I nderuar vëlla Glauk, të nderuar vëllezër dhe motra. Pse Rrahman Jasharaj është drejtu kështu është shumë fisnike për në Kosovë, e për Mal të Zi dhe Norvegji nuk e di. Qëllimi është i qartë: Me e spostu vëmendjen nga ajo që mësuesi sot nuk mund ta paguajë më vajin nga 0.90 centë në 3,20 euro vajin”, deklaroi Kastrati.