Andresa rrëfen arsyen prekëse pse e mbajti të fshehtë shtatzëninë për 5 muaj

Andresa Ambrosio është një ndër vajzat më të dashura të ekranit, e cila u bë e njohur nga “E Diela Shqiptare”. Andresa, e cila zbuloi së fundmi se është në pritje të ëmbël dhe do të sjellë në jetë një djalë. Në një intervistë për Rudinën, ajo zbuloi se pse nuk e bëri menjëherë publike shtatzëninë por pas 5 muajsh.

Ajo tha se bëri këtë për arsye të një besëtytnie se nuk duhet ta tregosh shtatzëninë deri në muajin e pestë. Mes të tjerash, ajo tregoi se para një viti kishte qenë shtatzënë dhe nga emocionet i tregonte të gjithëve se do të bëhej me fëmijë, por kur arriti në muajin e tretë të shtatzënisë, e humbi fëmijën.

Andresa Ambrosio: Unë kisha planifikuar ta mbaja për 5 muaj, se është një histori në Shqipëri, në Brazil nuk ka histori për këtë. Në Shqipëri thonë duhet ta mbash 3 ose 5 muaj. Por unë pata një eksperiencë më para. Në Tetor dhe vitin e ri. Unë u kënaqa, flisja në backstage, po vjen bebi, po vjen bebi…

Pjesë nga biseda:

Rudina: Si, si vjet? Vitin e kaluar?

Andresa: Po në Tetor.

Rudina: Në Tetor të vitit të kaluar ke pasur një shtatzëni më herët?

Andresa: Po. Por në datën 29 Dhjetor doktori tha se zemra ka pushuar. Në momentin që doktori tha është frenuar, qielli ra mbi mua…. Unë dhe Mirko ishim shumë të trishtuar për Vitin e Ri.

Rudina: I bie sa muajsh ke qenë?

Andresa: Tre muaj dhe katër ditë.