Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për krizën në vend, Kpër grevën e përgjithshme në të cilët ndodhet vendi.
I pari i LDK-së tha se kjo që po ndodh është emergjencë kombëtare dhe se kjo emergjencë kërkon dialog dhe nga dialogu kompromis.
“Jemi në javën e tretë dhe 25 mijë mësimdhenës janë në grevë. Kjo është emergjencë, të kesh familje kosovare që nuk organizojnë dot përditshmerinë e tyre se s’kanë ku t’i lënë fëmijët, është emergjencë kombëtare. Kjo kërkon dialog dhe nga dialogu kompromis, janë njerzit tanë, janë familjet tona. Kurti ka zgjedhur një rruge tjetër, ai ka zgjedhur polarizimin, duke komunikuar në distancë me ta, e më pas duke lëshuar fletë rrufe nga ideologët partik që përfaqësuesit sindikalë që dikur bashkëpunonte me ta në opozite, i portretizon si sherbëtorë të Serbisë, mesimdhenesit si analfabetë”, tha Abdixhiku.
Ai gjithashtu tha se përgjegjës për këtë krizë është vetëm kryeministri Albin Kurti.
“Për LDK përgjegjës i vetëm për këtë krizë ka adresë në Qeveri, kryeministri Kurti. I takon Kryeministrit të gjejë dialog, të flas e dëgjojë edhe me ata që nuk pajtohet, e sidomos ata qe nuk pajtohet. I takon atij të bëjë zgjidhje me rritje të pagave”.
“Kjo qeveri ka pasur një vit kohë të pergatis veten për dimrin e vështirë përpara, dhe kosova ska kontrata furnizimi, as masa eficente kursimi, as masa per ngrohje alternative”, tha Abdixhiku