Këto janë pikat që do të diskutohen sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës.p
Në këtë mbledhje pritet që Qeveria të vë në diskutim dhe miratim disa pika të rendit të ditës.

Përgjatë kësaj mbledhje pritet të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Prokurorin e Shtetit, si dhe shqyrtimi i Projektligjit për Institutin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Në pikat e shumta të cilat pritet të miratohen është edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Qendrore Kompania për Menaxhimin e Deponive.

Pas raportimit për sulem të shumta kibernetike në drejtim të institucioneve të vendit, Qeveria sot do të bëjë shqyrtimin e Projektligjit për Sigurinë Kibernetike

Po ashtu në këtë mbledhje do të bëhet edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për shfuqizimin e vendimit për ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe ri eksportit të produkteve themelore agro ushqimore.