KEK-u kthen sërish në punë inxhinierin që doli në pension para dhjetë viteve

Doli në pension që para dhjetë viteve, por Korporata Energjetike e Kosovës -KEK, po ka nevojë çdo vit për të. Remzi Shahini është kthyer përsëri në korporatë. Këtë herë si ‘eksperti për këshilla teknike për kryeshefin ekzekutiv dhe menaxhmentin e Termocentralit Kosova B dhe Kosova A’

Kjo ndërmarrje publike, ka lidhur një kontratë të negociuar me pensionistin për të marrë këshilla nga ai për tre muaj. Fillimisht, korporata mendoi që ta paguajë nga 1000 euro në muaj, por Shahini nuk u shkoi për ato para Kështu, KEK-u ia ka dyfishuar pagën duke e ngritur buxhetin e vete në 6000 uro, ose 2000 euro për një muaj.

Prej që ka dalë në pension, Shahini po ftohët shpesh në korporatë për ndihëm, dhe normalisht po paguhet edhe një herë më shumë se sa e kishte pagën si punëtorë i rregullt. Angazhimet tij, zakonisht janë për vetëm rreth 3 muaj.

KEK është në vlugun e zhvillimit te disa proceseve dhe vendimeve teknike dhe operative qe kane ndikim ne strategjinë dhe te ardhmen e punës dhe performances  se korporatës si dhe sigurinë energjetike te shtetit për 30 vitet e ardhshme. Ne këtë rast duke iu referuar edhe udhëzimeve te qarta te dhëna nga Bordi Drejtorëve, duke marr parasysh rëndësinë e këtyre çështjeve si dhe resurset dhe ekspertizën qe nevojitet, menaxhementi ka identifikuar si një nevoje urgjente  angazhimin e përkohshëm te një  konsulenti për çështje teknike dhe operative për asistence KEKut ( menaxhementit dhe BpD) për qëllime te mbarëvajtjes se projekteve vitale te korporatës.”, thuhet në përshkrimin e arsyetimit të prokurimit të KEK.

Me datën 12.12.2021 gjatë operimit normal kishte ndodhur një aksident në turbinën TTU në njësinë B2. Kjo kishte ndikuar që njësinë B2 të nxirret jashtë operimit për kohë të pa caktuar deri sa të bëhej inspektimet, analizat dhe shqyrtohen mundësitë për riparimin e dëmeve të shkaktuar. Pos për intervenim në B2, Shahini kishte monitoruar edhe situatën për një kohë pas riparimit.