Gjoshi për grevën në arsim: Kurtit s’i bëhet vonë, sepse vajza e tij vazhdon shkollën në Norvegji

Me anë të një postimi në Facebook, Gjoshi ka thënë se Kurtit nuk i bëhet vonë sipas tij pse fëmijët kosovarë po humbin mësimin, pasi që siç thotë ai, vajza e kryeministrit vazhdon shkollën në Norvegj.

“Albin Kurti ia ka humbur Kosovës një dekadë duke mashtruar e gënjyer qytetarët e Kosovës duke iu thënë se në Bruksel po nënshkruhen akte tradhtie kundër Republikës së Kosovës dhe tani si kryeministër krenohet duke thënë se asnjë pikë dhe asnjë presje nuk ua heq marrëveshjeve të Hashim Thaçit”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

 

Albin Kurtit nuk i bëhet vonë për fëmijët tonë dhe për ditët e javët e tyre të humbura pa shkollë, sepse vajza e tij vazhdon shkollën në Norvegji.

Në fakt, kështu është përkufizuar gjithmonë jeta e Kurtit – kurrë nuk i është bërë vonë për Kosovën.

Albin Kurti ia ka humbur Kosovës një dekadë duke mashtruar e gënjyer qytetarët e Kosovës duke iu thënë se në Bruksel po nënshkruhen akte tradhtie kundër Republikës së Kosovës dhe tani si kryeministër krenohet duke thënë se asnjë pikë dhe asnjë presje nuk ua heq marrëveshjeve të Hashim Thaçit.

Pra, edhe sot kur flasim se si Albin Kurti me arrogancë po i qaset grevës së arsimtarëve dhe shërbyesve civilë të komunave, kemi të bëjmë me të njëjtin person që Kosovës ia humb ditët, javët, muajt e vitet.