Beniada sqaron puthjen në buzë me modelen italiane në ‘Festivalin e Filmit në Venecia’

Ish banorja e “BBV” dhe modelja, Beniada Nishani, mori pjesë në “Festivalin e 79-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia”.

Modelja ka qenë në promovimit e filmit “Don’t worry, Darling” që ka si aktor kryesor Harry Styles dhe regjisore partneren e tij Olivia Wilde.

Modelja kishte veshur një fustan të zi të gjatë, dhe me një të çarë në njërën këmbë

Ajo ditën e sotme ka folur në “Wake Up”, lidhur me këtë eksperiencë.

Sipas saj e gjitha ishte një surprizë.

“Agjencitë vit për vit ftojnë disa modele për të marrë pjesë në “Festivalin e Filmit në Venecia”. Unë kam qenë tek “Don’t worry darling”. Ishte surprizë, nuk e prisja. Isha bërë gati për të ikur me pushime. Dhe papritur më thanë që je e ftuar.”, ka thënë ajo.

 

Këto ditë mori vëmendje një foto e saj ku shihej duke u puthur në buzë me një modele dhe DJ italiane, që sipas saj kjo ishte bërë vitin e kaluar por që u bë virale këtë vit.

Gjë për të cilën ajo tha se ka ndodhur vitin e shkuar por u bë virale këtë vit.

“Puthja ishte diçka shumë spontane. Se po të jetë për shoë unë nuk i përballoj dot këto gjëra. Ka qenë një foto e vitit të kaluar. Por u bë virale këtë vit. Gloria është shumë e famshme në Itali. Fotografët bërtitën: “Beniada, Gloria puthuni” dhe ne u puthëm.”, u shpreh Beniada.