Ishte Alketa Vejsiu ajo e cila ngriti dyshime lidhur me Beatrix Ramosajn se do të jetë pjesë në “Dance with me”.
Moderatorja ripostoi në ‘Instastory’ një video të publikuar nga një faqe fansash ku shihet Beatrix dhe Iliri duke kërcyer në ‘Big Brother VIP’.
“Momenti më artistik i BBVIP nga Iliri dhe Beatrix. E duam të realizuar në skenën e Dance With me”, ishte e shkruar krahas postimit.
Dhe mesa duket qenka e vërtetë pasi “News 31”, ka publikuar së fundmi një foto të Beatrix Ramosajt së bashku me Alketa Vejsiun dhe menaxherin Popi Kola.
E njëjta media shkruan se me siguri ata po diskutojnë detajet e fundit të konkurimit të këngëtares në spektakël.
Nga ana tjetër është konfirmuar se Bora do të prezantojë “Dancing With The Stars”në Top Channel.
Sipas Kryefjala, ajo do të shoqërohet nga partneri i saj, Donald Veshaj i cili do të presë personazhet në “Gold Room” (dhoma ku qëndrojnë konkurrentët) pas performancës