Takimin me Kurtin e cilësoi si përmbajtësor.
“Takimi ishte kogja i gjatë të dy palët i dhanë idetë e tyre.Takimi ishte përmbajtësor por për momentin nuk kemi ndryshime, qeveria qëndron me deklaratat për pakon”, tha Jasharaj.
Jasharaj, ka thënë se Qeveria e Kosovëës nuk po lëviz nga 50 euro.
“Ne donim të bënim një kompromis për hir të situatës, por qeveria nuk lëvizjte”, ka thënë Jasharaj.
Ai po ashtu ka thënë se e mira është se dialogu ka nisur.
“Dialogu mes grevistëve dhe Qeverisë ka nisur dhe kjo ka rëndësi, do të flasim me anëtarët e sindikatës, meqë qeveria s’po lëviz asgjë nuk do të ndryshojë”, tha Jasharaj.