Olsa Muhameti ka dy fjalë pas largimit të Borës si prezantuese e “Për’puthen”

“Përputhen” nisi këtë të hënë sezonin e tij të katërt, por me ndryshime të mëdha që nga struktura e programit tek prezantuesja, e cila nuk do të jetë më Bora Zemani, por Ori Nebijaj.

Me këtë rast Olsa i ka kushtuar dy postime Borës duke shprehur vlerësimin që ka për të.

“Nuk di nga t’ja nis e nuk di ku të mbaroj. Ti e di sa të vlerësoj në çdo aspekt profssional, njerëzor, si këshilluese, si super mike që je etj. Kam qenë me fat që të kam njohur e po me aq fat që kam punuar me ty”, shkruan Olsa.

Bora e ka ripostuar foton e autores dhe e ka falenderuar gjithashtu për mbështetjen.

“Ja që ka edhe “ndarje” të bukura! Mbyllëm dy sezone të forta, por që do kujtohen me nostalgji e do na marrë malli gjithmonë! Faleminderit për mbështetjen që nuk ma ke kursyer asnjëher! Kam besim që do bësh gjëra edhe më të bukura me energjinë dhe përkushtimin tënd! Tani, ta lëmë ndarjen profesionale dhe kthehemi tek lidhja shoqërore. Nesër e lamë atë kafen?!”

Olsa ka vazhduar edhe me një tjetër postim ku shkruan se Bora do shkëlqejë në “Dancing with the stars”.