Ray J thotë se ka xhiruar tri kaseta seksuale me Kim Kardashian dhe se Kris Jenner zgjodhi më të mirën

Ray J ka thënë se Kris Jenner ka zgjedhur një nga tri kasetat seksuale që ai realizoi me Kim Kardashian për publikimin e filmit për të rritur në vitin 2007, “Kim Kardashian, Superstar”.

Artisti muzikor 41-vjeçar tha se nëna e Kimit dhe menaxherja Jenner, 66-vjeçare, panë tre kasetat seksuale dhe vendosën të publikonin njërën, e cila ishte xhiruar në një resort në Cabo San Lucas, Meksikë.

Ray J, emri i vërtetë i të cilit është William Ray Norwood Jr., tha se dy nga filmat për të rritur janë xhiruar në Cabo San Lucas dhe një është filmuar në Santa Barbara, Kaliforni.

 

Në një live në Instagram që zgjati 44 minuta, Ray J tha se Jenner ka punuar në përgatitjen e kasetës për publikim me Vivid Video. Ai shtoi se shkrimi i Kardashian ishte në kontratën me kompaninë e filmave për të rritur.

“Jenner përfundimisht zgjodhi një nga kasetat e filmuara në Cabo San Lucas, në të cilat Kardashian dukej më mirë”, tha Ray.

Jenner ka mohuar çdo përfshirje në publikimin e kasetës, e cila rriti profilin e lartë të familjes, duke çuar përfundimisht në sukses të paparë në realitetin televiziv dhe duke hapur rrugën drejt perandorisë së saj të marketingut.

Ray J dyfishoi më parë pretendimet e tij se ishte ‘ideja’ e Kris Jenner për të publikuar kasetën seksuale të vitit 2007 me vajzën e saj, Kim Kardashian.

Artisti nga ana tjetër paralajmëroi se do t’i padisë për shpifje, Kris dhe Kim Kardashian.

“Unë thjesht do ta trajtoj këtë problem në mënyrë të ligjshme dhe thjesht do të përballem në gjykatë dhe do të merrja atë që meritoja nga të gjithë ju që jeni të padrejtë dhe përpiqeni të shpifni, duke u përpjekur të më bëni të dukem keq”, shtoi ai.