Punimi i profesorëve të UBT-së është botuar në revistën “Clinical Medicine Insights: Case Reports”

Punimi shkencor i profesorëve të UBT-së: Prof. Dr. Fitim Alidema, Prof. Dr. Skender Telaku, Prof. Dr. Hajrullah Fejza, me titull: “Twin Brothers and a Sister with CD: A Case Report”, është botuar në revistën “Clinical Medicine Insights: Case Reports”, pjesë e platformës “SAGE publication” e indeksuar në Scopus.

Ky punim ka të bëjë me sëmundjen e Crohn-it (CD), e cila ka një etiologji të panjohur, por ka një komponent gjenetik, dhe si mostër studimi në këtë punim është marr një familje nga Kosova me gjashtë fëmijë, tre nga të cilët kanë këtë sëmundje: binjakë monozigotë dhe motra e tyre.

Rreth 2 milionë njerëz në mbarë botën janë të prekur nga CD që përbëhet nga inflamacione kronike që prekin çdo pjesë të traktit gastrointestinal dhe kryesisht ileumin dhe zorrën e trashë, teksa në Kosovë raporti në këtë punim tregon se të vetmet raste me sëmundjen CD janë brenda një familje.

Në linkun në vazhdim mund të gjeni punimin e plotë të profesorëve të UBT-së: “Twin Brothers and a Sister With CD: A Case Report”