Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shpalosur sot gjetje të reja nga një raport inspektues i realizuar nga Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një konferencë për media në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë të hënën, Haxhiu tha se gjetjet e Inspektoratit të MD-së përfshijnë në shkelje ligjore zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
“Lidhur me rastin e aktivistit Astrit Deharit, kemi pranuar informata të ndryshme lidhur me përfshihjen e personave për këtë rast. Kemi marrë informata për personat përgjegjës nga Inspektorati i MD-së”, ka thënë ministrja Haxhiu.
“Incizimet e kamerave tëjanë marrë para se ato të i merrte policia nga data 5 qershor, duke vazhduar në datat 6 dhe 7. Zyrtarët korrektues dhe Kryeinspektori i MD-së i kanë marrë ato incizime para policisë”, ka thënë Haxhiu.
“Ne raportin e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë do ta dërgojmë te Kryeprokurori i Shtetit”, ka
Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor të vitit 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.