Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama nga LDK, kur i kishte hyrë garës për të parin e kryeqytetit, kishte dhënë goxha premtime.
Madje ai është i pari për nga numri i premtimeve të dhëna. Më saktësisht gjatë fushatës së muajit tetor, të vitit të kaluar, ai ka dhënë 206 premtime.
Por, nga gjithsej këto premtime nga muaji janar e deri në qershor të këtij viti, Rama ka përfunduar vetëm 7 nga premtimet e dhëna.
12 nga premtimet i ka gjyshmë të përmbushura, 38 të filluara. Ndërsa 149 nuk i ka filluar ende, thuhet në raportin e institutit GAP.