Matoshi për grevat: Qeveria nuk po do zgjidhje sepse nuk po do me qeverisë, po shet forcë

Analisti politik Halil Matoshi ka kritikuar Qeverinë Kurti që nuk po bën zgjidhje për grevën.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Matoshi ka thënë se nuk qeverisin sindikatat, por Qeveria.

Madje ai shtoi se sipas tij Qeveria nuk po do zgjidhje  sepse nuk dëshiron të Qeverisë.

Postimi i plotë i Halil Matoshi

Nuk qeverisin sindikatat po Qeveria!

Me vendin, në të mirë e në të keq, – në lumni e krizë – menaxhon Qeveria, sepse asht e mandatueme për këtë punë.
Paguhet nga taksat e qytetarëve me qeverisë!
Sindikatat munden me gabu, Qeveria nuk guxon me gabu!
Sindikata nuk e udhëheq një shtet, prandej duhet me qenë idiot me i kritiku Sindikatat, qoftë edhe keq në paçin!?
Qeveria nuk po do zgjidhje sepse nuk po do me qeverisë!
Po shet forcë!