Loredana reklamon jetën e luksit, publikon foto me një ‘tufë’ parash

Loredana Zefi është një ndër emrat më të suksesshëm shqiptar, fama e së cilës ka tejkaluar kufijtë. Reperja nga Kosova ka qenë kryefjalë e mediave jo vetëm për muzikën, por gjithashtu dhe për jetën luksoze që bën. Së fundmi, artistja ka ndarë disa foto ku duket në makinë me një “tufë” me para.

“Lor ndalo,”, shkruan Loredana krahas imazhit. Sa i përket jetës private, reperja është përfolur shumë dhe për marrëdhënien me Mozzik-un, me të cilin ka dhe një vajzë. Ata i djanë fund lidhjes pak kohë më parë, duke thënë se do të mbeteshin miq të mirë për hir të vajzës.

Ndërkohë, në një intervistë të dhënë së fundmi, duke folur për një martesë tjetër dhe të paturit më shumë fëmijë, Loredana tha: “Kam kohë për gjithçka. Edhe të martohem prapë, edhe për fëmijë tjetër. Jam shumë e lumtur. Por, jo akoma nuk jam në lidhje”