Për 5 ekspertë të menaxhimit të kontratave, Komuna e Prishtinës ndan mbi 200 mijë euro.
Pesë ekspertë do të paguhen 216 mijë euro nga Komuna e Prishtinës për të menaxhuar kontratat për nevojën e komunës.
Në kontratën e nënshkruar nga komuna e Prishtinës, Komuna e Prishtinës ka kërkuar ekspertë të profileve të inxhinierisë (Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës) së paku 5 vite përvojë pune. Pra, dy arkitektë Master me së paku 5 vite përvojë pune; një inxhinier të ndërtimit të lartë Master me së paku 5 vite përvojë pune; dy inxhinierë të hidroteknikës Master me së paku 5 vite përvojë pune.
Ndërkaq kandidatët që kanë referenca në projekte ndërkombëtare do të kenë prioritet pasi në kontratën e Komunës thuhet se ekspertët do të angazhohen për projekte të Bankës Botërore, Berzhit, Bankës Evropiane për Investime etj.
Periudha e vlefshmërisë së tenderit do të jetë 90 ditë.