Gigi Hadid rrallë pranon të rrëfehet në intervista, por së fundmi e ka thyer këtë rregull duke na treguar më shumë për rrugëtimin e saj si nënë, e ftuar në “Sunday Togay”.
Gjatë bisedës, supermodelja tregoi se vajza e saj dhe Zayn, Khai është shumë aktive dhe një gjeni. “Unë mendoj se ajo është një gjen. Por mendoj që kjo është ajo që të gjithë thonë për fëmijën e tyre. Sa më shumë që ajo flet, kupton dhe kujton, bëhet gjithnjë e më shumë argëtuese. Ajo është një bekim”, tha Gigi.
Supermodelja pranoi se rritja e Khait ka dhe vështirësitë e veta. “Ajo është shumë e lëvizshme, që nga mëngjesi. Shumë e guximshme, gjë që është e mrekullueshme, por…”, tha ajo.
Edhe pse të ndarë Zayn dhe Gigi duket ruajnë ende një raport të mirë. Madje Gigi e uroi ish-partnerin në Ditën e Baballarëve duke postuar një foto të tij me vajzën.