Berisha i PDK-së: Kurti po do konflikt mes mësimdhënësve dhe prindërve

Hisen Berisha, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se kryeministri Albin Kurti “po do konflikt në mes mësimdhënësve dhe prindërve”.

“Ky konflikt demotivues për mësimdhënësit, do të qoj në rritjen e numrit të nxënësve që Kryeministri po i quan “analfabet funksional”, jo në nivelin e 3/4-ve por përgjysmë apo të gjithë, ani pse mund’ edhe të vlerësohen me plot nota të larta por pa dije, në shenjë hakmarrjeje”, ka thënë ndër tjerash Berisha.
Kryeministri Kurti, po e keqpërdor grevën, që të krijon konflikt në mes arsimtarëve dhe prindërve, për gjoja fajin e sindikalistëve të cilët i do të nënshtruar.
Ndërkohë, që shfaqë me patetizëm kinse shqetësimin e tij prej vendimmarrësi por në fakt po i lexohet tallja me gjëndjen financiare dhe sociale të mësimdhënësve.
Nuk ka vlerë, pare as pasuri, që mund ti vë çmim punës së mësuesit, që i mëson a,b,c-në fëmiut, diturinë shkencore dhe dashurinë ndaj kombit e atdheut.
Paga për mësimdhënësit është standard ligjor për kompenzimin e kohës së angazhimit në procesin mësimor, për të mbajtur financiarisht vetën dhe familjen, në pa mundësi të angazhimit primar në punë tjera profitabile.
Ky konflikt demotivues për mësimdhënësit, do të qoj në rritjen e numrit të nxënësve që Kryeministri po i quan “analfabet funksional”, jo në nivelin e 3/4-ve por përgjysmë apo të gjithë, ani pse mund’ edhe të vlerësohen me plot nota të larta por pa dije, në shënjë hakmarrjëje!?
Ketë po e synon Albin Kurti në misionin e tij kundër shtetit të Kosovës, duke i vrarë trurin, krahas falimentimit ekonomik e politik. Kjo që po bënë është platformë mirë e studiuar nga qarqe armiqësore ndaj Kosovë dhe atë jo vetëm në arsim.
Në ketë grackë politike antikombëtare, nuk do të duhej të bien as arsimtarët, as sindikalistët, e mësë paku prindërit.
Prandaj, është koha e fundit që
“HERONJTË ME DITARË”, që e shpëtuan kombin në kohën e regjimit të Millosheviçit, të gjejnë forcë ta shpëtojnë arsimin sot, si shtylla kryesore e zhvillimit të gjith’mbarshëm, nga platforma shkatërruese e neokomunistëve që janë instaluar në politikbërjen e shtetit të Kosovës.
Jam kundër që ti “lëshohet rruga budallës” në politikë. Kjo doktrinë tradicionale, duhet çrrënjosur nga mendësia jonë, sepse ajo kategori nuk njohin limite në ambiciet e tyre të sëmura, e pasojat bien mbi të ardhmen e shtetit dhe kombit. Historia ruan shumë situata të tilla.
Kjo strukturë që me votën e manipuluar deri në dëshpërim me kauza të rrejshme, iu instalua politikbërjes në Kosovë, nuk po arrinë ta kuptoj apo ta pranoj, se është kompromisi mekznizmi kryesor i demokracisë për ti shtyrë proceset të unifikuar, e jo arroganca e numrave në kuvend, kur qeverisë.
Prandaj, duke ndërtuar komoromis, me kushte ligjërisht obligative në proces, me mbështetjen garantuese të kuvendarëve, thërras “Heronjt me Ditar”, sindikalistët, prindërit, që ta shpëtojnë situatën në arsim dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.
Historia dikujt i ka rezervuar rolin e sakrificës. Sot, ashtu siç shumë herë gjatë rrugëtimit tonë historik, jeni Ju mësimdhënës, prindër e sindikalist, ata që duhet ta fitoni luftën kundër një qeverisje të pa përgjegjshme, për hirë të së ardhmes.