Publiku duartroket për 14 minuta filmin “Blonde”, aktorja kryesore shpërthen në lot

Ana De Armas ka shpërthyer në lot ndërsa filmi “Blonde” mori një ovacion 14 minutësh në premierën në Festivalin e Filmit në Venecia.

Aktorja e famshme, e cila luan Marilyn Monroe në film, mori pjesë në debutimin e filmit të enjten, ku mori vlerësime të mira, ndërsa shikuesit mbetën po aq të impresionuar.

Filmi u duartrokit për 14 minuta, gjë që bëri që aktorja kryesore Ana dhe Adrien Brody, i cili luan ish-burrin e Monroe, Arthur Miller në Blonde, të përloteshin.

Publiku duartroket për 14 minuta filmin “Blonde”, aktorja

Blonde, prodhuar nga Brad Pitt, ka marrë vlerësime të mira, me performancën e Anës që u cilësua si ‘e jashtëzakonshme’ nga kritikët e shumtë.

Kritiku i The Telegraph, Robbie Collin, vlerësoi filmin duke i dhënë katër yje. Duke u ndalur te kritikat se Ana do të përdorte theksin e saj natyral në rol, ai vlerësoi aktroen për interpretimin e Monroe me ‘përpikëri të jashtëzakonshme psikologjike dhe thellësi të vërtetë të ndjenjës’.

Publiku duartroket për 14 minuta filmin “Blonde”, aktorja

Publiku duartroket për 14 minuta filmin “Blonde”, aktorja