Një pjesë metalike nga Kullat Binjake arrin në Kosovë, dërgohet me ceremoni për në Pejë

Një ceremoni e veçantë është zhvilluar sot në Fushë Kosovë.

Aty nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës erdhi një pjesë metalike nga Kullat Binjake e cila është përcjellë për në Pejë, ku edhe do të vendoset në memorialin që i dedikohet viktimave të 11 shtatorit në New York.

Ambasadës Amerikane në Kosovë këtë pjesë metalike ia dhuroi Departamenti i Zjarrfikësve të New York-ut dhe bartja për në Kosovë u realizua sipas praktikave në SHBA, ku transporti i metalit nga vendi i mbërritjes deri tek destinacioni final u përcoll nga policia, ushtria,

Përveç nëpër SHBA e deri tek Aeroporti, një ceremoni e tillë me polici, ushtrinë amerikane, zjarrfikësit dhe motoristët, sot nisi edhe nga Fushë Kosovë deri në Pejë, aty ku nesër do të zhvillohet ceremonia zyrtare e zbulimit të memorialit në kujtim të viktimave të 11 shtatorit në New York.