Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka publikuar një video përmbledhëse nga vizita e tij zyrtare që realizoi të premten në Maqedoninë e Veriut.
Lideri i opozitës kosovare është pritur në rangun më të lartë shtetëror, duke zhvilluar takime me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pastaj me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, si dhe me liderin e shqiptarëve në këtë shtet.
“Përmbledhje nga vizita ime zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me takime produktive e dakordim për thellim të bashkëpunimit në shërbim të interesit të dy shteteve tona”, ka shkruar Krasniqi në faqen e tij në Facebook.
Më poshtë mund ta shikoni videon përmbledhësë të kësaj vizite.