Ish-kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar ishin pjesë e ceremonisë së shpalljes së mbretit

Charles III është shpallur mbret i Mbretërisë së Bashkuar në një ceremoni në Pallatin Sait James.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin edhe ish-kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar, shkruan BBC.

Aty ishin Gordon Brown, David Cameron, Boris Johnson dhe Theresa May të cilët u rreshtuan derisa lexohej shpallja e mbretit të ri.