Në qytetin e Ferizajt dje janë arrestuar tre persona, pasi që të njëjtit qëllimisht kanë inskenuar aksidente me qëllim që të përfitojnë nga sigurimet e automjeteve.
Për të njëjtit dyshohet se veprën e kanë kryer në bashkëveprim.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.
“Rr.Ramadan Rexhepi, Ferizaj, 09.09.2022-17:05 Janë arrestuat tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë inskenuar qëllimisht aksidente me vetura që të përfitojnë nga sigurimet”, thuhet në raportin policor.