Arilena Ara na prezanton “binjaken” e saj

Miriam Cani dhe Arilena Ara kanë një shoqëri të mirë me njëra-tjetrën, e cila ka nisur që në hapat e parë të karrierës së kësaj të fundit.

Ata kanë treguar shpeshherë se janë shumë të afërta dhe nëpërmjet postimeve në rrjete sociale. Janë të shumta rastet ku ata shfaqen bashkë.

Së fundmi, ka qenë Arilena e cila ka ndarë një video teksa shfaqen së bashku tërësisht pa make-up.

“Binjakja ime”, ka shkruar Arilena krahas videos. Kujtojmë që Arilena nuk ka qenë aktive në muzikë këto kohët e fundit. Në nëntor të vitit të kaluar, ajo solli albumin të titulluar “Pop Art”.

Lojtës Videosh

00:00
00:13