Këshilli grevist viziton Shkollën Teknike – Jasharaj kërkon të ndalet presioni

Këshilli Grevist i SBAShK-ut dhe Këshilli Grevist i BSPK-së mëngjesin e së enjtes kanë vizituar Shkollën e Mesme Teknike “28 Nëntori”, në Prishtinë.

Kryetari i Këshillit Grevistë, Rrahman Jasharaj tha se greva do të vazhdojë edhe përkundër presioneve të  vazhdueshme.

“Greva do të vazhdojë deri në realizmin e kërkesave tona. Dikush do të turpërohet ai është Hekuran Murati se po bënë goditje të ultë”.

“Asnjë presion nuk do të ndalë, greva përfundon kur të vendos Këshilli, kur Qeveria t’i realizojë kërkesat tona”.

Pastaj nga ora 10:10, Këshilli Qendror Grevist i SBAShK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendror Grevist i BSPK-së vizitojnë çerdhen “Lulevera” në Prishtinë.

E më pas nga ora 11:00 do të vizitojnë Shkollën Fillore “Naim Frasheri” në Prishtinë.